Ish-ambasadori i Kosovës në Britani tregon kush e detyroi kryeministren May të dorëhiqet

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani tregon kush e detyroi kryeministren May të dorëhiqet

Nga: A.ZH Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:31
Theresa May duke dhënë lajmin për dorëheqje

Ambasadori i parë i Kosovës në Britaninë e Madhe Muhamet Hamiti, ka komentuar pas dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May.

Hamiti ka thënë se May do të japë dorëheqje më 7 qershor, ende pa i mbushur tri vjet në këtë post, për shkak të presionit nga partia e saj, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se ka moralitet në politikën britanike, edhe pse duket se skena politike është e hutuar, pasi popullsia është e ndarë në dysh, rreth daljes ose jo të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

May kishte votuar për mbetje të Britanisë në BE, mirëpo përkundër zotimeve se do të zbatonte vulllnetin e shumicës popullore për dalje nga BE-ja, nuk ia doli.

Sipas Hamitit, në vend të Theresa May, mund të vijë Boris Johnson, ish-Sekretar i Jashtëm dhe ish-kryebashkiak i Londrës.

Reagimi i plotë i Hamitit:

Theresa May dha dorëheqje pas presionit të partisë së vet

Kryeministresha britanike Theresa May njoftoi sot se do të japë dorëheqja më 7 qershor, pa i mbushur tri vjet në këtë detyrë.

Dorëheqja e saj vjen prej presionit të Partisë së saj Konservatore, mbasi figura të larta të saj konsideruan se nuk ia ka dalë të udhëheqë siç duhet procesin e BREXIT-it, të daljes së Britanisë nga BE-ja, mbi bazën e rezultateve të referendumit popullor të 23 qershorit të vitit 2016.

Jo opozita laburiste, por partia në pushtet e detyroi Theresa May-in të tërhiqet.

Ka moralitet në politikën britanike, edhe kur duket se skena politike është e hutuar, për faktin se popullsia është e ndarë pak a shumë në dysh rreth daljes së vendit nga BE-ja.

Theresa May kishte votuar për mbetje së Britanisë në BE. Kur mori detyrën e prijsëses së partisë së vet dhe u bë kryeministreshë, ajo u zotua të zbatonte vullnetin e shumicës popullore, që nuk ia doli ta bëjë.

Gjasat më të mëdha që May-n ta tarshëgojë në detyrën e kryetares së Partisë Konservatore dhe të kryeministrit të vendit i ka Boris Johnson, ish-Sekretar i Jashtëm. Poashtu edhe ish-kryebashkiak i Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat