SHBA dhe Britania “i tërheqin veshin” Kosovës për rastin e Lushtakut

Aktuale

SHBA dhe Britania “i tërheqin veshin” Kosovës për rastin e Lushtakut

Nga: A.ZH Më: 24 maj 2019 Në ora: 18:20
Sami Lushtaku

Ambasadori i Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, ka reaguar sot pas lirimit nga akuza për korrupsion të Sami Lushtakut në rastin e njohur si KEK.

Kosnnet, ka thënë se Gjykatat në Kosovë duhet të mbajë seancat dëgjimore në kohën e duhur e jo pasi të kalojë afati ligjor për gjykimin e lëndës, si në rastin e Lushtakut.

“Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vije në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”, ka shkruar Kosnett në një postim në Twitter.

Image
Postimi i Kosnett

Deklaratën e ambasadorit Kosnett, e ka përkrahur edhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell, përcjell Bota sot.

O’Connell ka thënë se bërja e gabimit për herë të dytë mund të jetë për shkak të të paaftësisë ose papërvojës.

Mirëpo, ai ka theksuar se bërja e “gabimeve” të njëjta pas një kohe, duket si strategji e qëllimshme për të lejuar që kriminelët të ecin lirshëm, përcjell Bota sot.

O’Connell ka deklaruar se dështimi i Kosovës për të luftuar korrupsionin, dëmton të gjithë, përveç kriminelëve dhe miqve të tyre.

Image
Postimi i O'Connell

“Bërja e gabimit të njëjtë një herë apo dy herë mund të jetë për shkak të paaftësisë ose papërvojës. Trajnimi do të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj. Por, Kosova ka vite që trajnohet. Në vend të kësaj, duke e bërë të njëjtën “gabim” kohë pas kohe, pas një kohe duket si një strategji e qëllimshme për të lejuar që kriminelët të ecin lirshëm. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin na dëmton të gjithëve, të përveç kriminelëve dhe miqve të tyre”, ka shkruar ambasadori britanik Ruairi O’Connell në Facebook.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është liruar nga akuza për shtytje për keqpërdorim të detyrës zyrtare të hënën./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat