Sot janë bërë 21 vjet që nga masakra në Lybeniq të Pejës.
Presidenti i Kosovës ka kujtuar këtë masakër, duke thënë se krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as vjetrohen, edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen. HTH.