Paralajmërohen likuidime për shkak të fajdeve e haraqit në javët në vijim, këto janë klanet që janë ndarë

Aktuale

Paralajmërohen likuidime për shkak të fajdeve e haraqit në javët në vijim, këto janë klanet që janë ndarë

Nga: D.RR Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:43
Njëri nga të dyshuarit për fajde nga Policia, së bashku me disa zyrtarë të PDK-së

Publicisti Xhevat Rexhaj, përmes një postimi publik në rrjetin e tij social, Facebook, ka shkruar se javëve në vijim do të ketë luftë edhe më të ashpër të fajdeve, haraqit, kërcënimeve, madje thotë edhe likuidime.

Ai thotë se kjo po bëhen nga klane që janë ndarë, ndërsa përmend disa politikanë në Kosovës.

Ndër tjera, në skandalin e fajdeve që doli ditëve të fundit, nga të dyshuarit u përmend emri i kryeparlamentarit Veseli dhe nënkryetarit Xhavit Halitit.

Postimi i plotë:

Luftë me përgjime, fajde, haraq, uzurpime, kërcënime e besa edhe likuidime do ketë edhe më ashpër në javët në vijim. Kjo e tëra është lufta mes atyre qe ishin bashke te ndare ne klane. Keto qe po dalin tash Jane fillim i luftes ne mes: H. Thaqit, R. Haradinit, K. Veselit, Xh. Halitit, F. Limajt, R. Selimit, S. Lushtakut e disa te tjereve. Ne gjithe kete rremuje shumica e atyne qe po shkojne ne speciale e po intervistohen jane shoket e ketyne, dhe sigurisht deshmitare kunder ketyne nalt....pra kunder njani tjetrit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat