Ish-diplomati britanik: Kosova përfundimisht do të ndahet

Aktuale

Ish-diplomati britanik: Kosova përfundimisht do të ndahet

Nga: F. B. Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:24
Timothy Les

Hulumtuesi i Forumit Gjeopolitik të Universitetit të Kembrixhit dhe ish diplomati britanik në Ballkan Timoti Les beson se Kosova në fund do të ndahet. Ai ka thënë se çështja e Kosovës në fund do të zgjidhet me ndarje, sipas gjendjes formale në terren, Beogradi nuk kontrollon jugun, ndërsa Prishtina veriun”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Çështja e Kosovës në këtë moment është e bllokuar sepse Prishtina ka hedh poshtë propozimin e Beogradit për ndarje, por kjo nuk zgjat përjetësisht  sepse palët duan të zgjidhin problemin që ka paralizuar zhvillimin e tyre kombëtare.

"Kosova dëshiron që me njohje të i jepet fund gjendjes së vakuumit në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa Beogradi dëshiron normalizimi të raporteve Serbi me Kosovën në mënyrë që të bashkohet me BE dhe të i jap fund problemit që e ngarkon politikën serbe që nga vitet 80-të ", ka thënë Les për Tanjug.

Ndarja sipas tij është shpresa e vetme e zgjidhjes në bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo ishte kompromis nëse Prishtina refuzon ndarjen dhe nëse nuk ka marrëveshje të akorduar kjo mund të zgjas.

"Prishtina me përpjekjet e saj dëshpëruese dëshiron të legalizoj statusin e Kosovës, por në fund do tentoj të bëjë me bashkimin me shtetin e njohur të Shqipërisë duke “huazuar” statusin qoftë për anëtarësi në Interpol apo pasaporta ", tha ai.

Kjo i konvenon Tiranës  dhe i jep mision të ri kombëtar, përndryshe gjasat e Shqipërisë për bashkëngjitje në BE do shuhen thotë Les.

Kjo do ngjall panik në Serbi që do ndjej detyrim të bashkoj veriun e Kosovës dhe të shporoj serbët të mos jetojnë në shtetin kombëtar të shqiptarëve, thotë ai i bindur se kushti do ndodhë praktikisht.

" Faktori dhe lojtarët e jashtëm do protestojnë dhe refuzojnë të pranojnë faktet në terren, por nuk do ndal asgjë serbët dhe shqiptarët që qetësisht të pranojnë shkarkimin nga barra e zgjidhjes së problemit shumëvjeçar ", parashikon Les.

Edvard Xhozef në një tekst propozon presione të reja në Serbinë si strategji të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërsa Les shprehet se Beogradi veç po ballafaqohet me presion pakusht të pranoj Kosovën përmes vendosjes së taksës dhe lotimit të sponsorëve të mëdhenj si është Gjermania.

Në pyetjen si tutje, kur Prishtina do vetëm njohje asgjë tjetër, ndërsa Beogradi thotë se nuk do të ketë, çka mund të pritet nga faktorët mbështetës të Kosovës, Les thotë:

"faza e ardhshme do të jetë ndërrimi i pushtetit në Prishtinë, që të shihet nëse dikush tjetër mund të ketë sukses, ku Haradinaj dhe tjerët dështuan. Në fund nëse Prishtina ia del të bind Beogradin në pranim pa kush, do përpiqet të zgjidh problemin pa njohje të Kosovës, duke kërkuar bashkim me Shqipërinë ", thotë ish-diplomati.

Les mendon se nuk duhet frikësuar nga teksti i Edvard Xhozef dhe fushata e tashme është vazhdim i idesë se Serbia duhet pa kusht të njoh Kosovën dhe se “perëndimi duhet të vazhdoj të godas serbinë deri nuk e bënë këtë ", potencon Les.

"Askush nuk mund të detyroj Serbinë të njoh Kosovën nëse ajo nuk dëshiron ", tha Les ndërsa lidhur me kërcënime ai tha: “Askush në perëndim nuk interesohet për problemin e Kosovës, për çka fol e dhëna se edhe Uashingtoni edhe Brukseli do pranojnë marrëveshjen mes palëve. Serbët duhet të kërkojnë zgjidhje në harmoni me interesin kombëtar", porosit Les.

Qëllimi i takimit të Parisit sipas Les më shumë ka të bëjë me Gjermaninë se me Kosovën” posaçërisht në refuzimin gjerman të nacionalizmit në shtete kombëtare dhe ndarjen me ShBA, bashkimin me Fracën por mospajtime rreth Kosovës.

Për Kosovën ky takim nuk do ofroj asgjë, pos “ndarje të agjendës së rendit të ditës!” shprehet Les, sepse iniciativa gjermane-franceze vetëm do komplikoj përpjekjet për marrëveshje pasi vendos një proces tjetër të zgjidhjes që do jetë në “garë” me Brukselin dhe përpjekjet diplomatike të drejtuara ka ndarja.

"Si pasojë e kësaj Beogradi dhe Prishtina dhe fraksionet ndryshme në Prishtinë do të kenë “meny” të partnerëve ndërkombëtar dhe procese ku mund të zgjedhin. Sipas tij edhe pa zgjedhjeve evropian çështja e Kosovës do mbetet në mënyrën “toksike të vazhdimit pa ndonjë zgjidhje”.

"Një problem që mbetet dhe i iket me vetëdije është çështja çka i ofron Kosova Serbisë për njohje, problemi i dytë është se Brukseli nuk ka forcë as kredibilitet të flas për marrëveshje ", mendon Les.

Për dallim nga amerikanët që hapur shprehen se do zë mund me kërcënim dhe forcë të veprojnë, BE nuk mund të bëjë këtë presion as në Beograd as në Prishtinë, përveç me zhegitjen e procesit të integrimit.

Mirëpo sipas tij "duke i nisur nga çështja se BE në mënyrëe efektive ka heq dorë nga zgjerimi, ky kërcënim me zhargitje nuk ka forcë reale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat