Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat - Bota Sot
Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Aktuale

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:00
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka paralajmëruar zvogëlimin e qeverisë brenda këtij mandate. Sipas tij, Kosova ka nevojë për një qeveri më të vogël dhe më efikase që punon në drejtim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë një tubimi të PDK-së për zgjedhjet e brendshme partiake në Pejë.

“DekadaeRe ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë. Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër. Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, ka shkruar Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...