Xhavit Rexhaj dha dorëheqje nga bordi, Antikorrupsioni i tha se s’ka të drejtë të bëjë tifo për LDK-në - Bota Sot
Xhavit Rexhaj dha dorëheqje nga bordi, Antikorrupsioni i tha se s’ka të drejtë të bëjë tifo për LDK-në

Aktuale

Xhavit Rexhaj dha dorëheqje nga bordi, Antikorrupsioni i tha se s’ka të drejtë të bëjë tifo për LDK-në

Më: 26 maj 2019 Në ora: 21:24
Xhavit Rexhaj

Në Këshillin shtetëror të Cilësisë pati një Dorëheqje.

Xhavit Rexhaj u largua nga ky bord i Agjencisë së Akreditimit pasi konsideroi se nuk ka liri të shprehjes.

Dorëheqja e tij vjen pas Agjencia Kundër Korrupsionit i tha se s’ka të drejtë të bëjë tifo për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rexhaj ka deklaruar për ditë më parë se se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me qëndrim se lidhjet e tij me politikën sa është anëtar i Agjencisë përbëjnë konflikt interesi.

“Po, është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje. Një nga arsyet është qëndrimi im për LDK’në. Agjencia Kundër Korrupsionit ka dal me qëndrim që nuk lejohet edhe me qenë anëtar i Agjencisë së Akreditimit edhe me pas lidhje me politikë”, ka thënë Rexhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...