Deputeti Milaim Zeka ka thënë se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është mik i “Currit”
Aleksandër Lumezi mban një ndër pozitat më të larta shtetërore. Është Kryeprokuror i Shtetit.
Por, nuk janë të rralla edhe rastet kur emri i Aleksandër Lumezit, lakohet për lidhje me politikën.
Madje dikush shkon edhe më larg.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, thotë se Kryeprokurori i Shtetit ka lidhje edhe me njerëz të dyshuar për krim të organizuar, raporton T7.
Ky reagim i Zekës erdhi pas publikimi të aferës së fajdeve e ku u arrestua Ismet Osmani i njohur si “Curri”.
Milaim Zeka, thotë se Kryeprokurori i Shtetit është mik i Ismet Osmanit.
Madje, Zeka ka akuza edhe më të rënda për Kryeprokurorin e Shtetit.
Ndërkohë kritike ndaj Prokurorisë së Shteti është edhe shoqëria civile.
Kjo pasi që organet e drejtësisë për aferën e fajdeve kanë qenë në dijeni që nga viti 2013.
Ata që monitorojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë, po thonë se krejt këto vonesa të kësaj lënde janë të qëllimshme.
Madje, sipas Genc Namonit, nga “Çohu”, ndikimet politike po bëjnë që sistemi i drejtësisë të hesht para lëndëve korruptive, e sidomos atyre të profilit të lartë.
T7 ka kërkuar nga zyra e kryeprokurorit një qëndrim rreth deklaratës së deputetit Zeka, mirëpo këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.
Aleksandër Lumezi ka marrë pozitën e Kryeprokurorit të Shteti, në prill të vitit 2015.