Haki Abazi flet për “përplasjen” Thaçi-Berisha: Presidenti i Kosovës është politikan i dështuar, dhe në konflikt me të gjithë

Aktuale

Haki Abazi flet për “përplasjen” Thaçi-Berisha: Presidenti i Kosovës është politikan i dështuar, dhe në konflikt me të gjithë

Nga: N.H Më: 27 maj 2019 Në ora: 23:32
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe për përplasjen Thaçi-Berisha. Ai lidhur me këtë, ka thënë se ky është një gabim i rëndë që është duke u bërë nga presidenti Thaçi.

Abazi deklaron presidenti i Kosovës ka kaluar dhe është në nivelin e rezervës, dhe as Shqipëria e as Kosova nuk i beson në qëndrimet që ndryshojnë për çdo ditë dhe për bazë që kanë gjuhën e kërcënimit dhe ndarjes e hedhjes baltë.

Sipas publicistit, Thaçi është politikan i dështuar, dhe në konflikt me të gjithë.

“Thaçit i duhen partnerë në Shqipëri për idetë e tij të krisura për ndarje dhe manipulim të qytetarëve të Luginës së Preshevës. Duke hyrë në konflikt me Berishën ai mendon që do të marrë përkrahjen e përjetshme nga Rama. Ky është edhe një gabim i rëndë që është duke bërë Thaçi, sepse ai mendon që mund të ndryshojë kursin dhe qëndrimet për çdo ditë, por unë mendoj që ajo kohë ka kaluar dhe Thaçi është në nivelin e rezervës dhe as Shqipëria e as Kosova nuk i beson në qëndrimet që ndryshojnë për çdo ditë dhe për bazë kanë gjuhën e kërcënimit dhe ndarjes e hedhjes baltë. Thaçi tenton të mbahet i majtë, por ai as nuk është i majtë as i djathtë, është vetëm politikan i dështuar dhe në konflikt me të gjithë”, ka deklaruar mes tjerash Abazi.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat