Limaj pas aksionit policor, fton qytetarët e vendit ta ruajnë qetësinë

Aktuale

Limaj pas aksionit policor, fton qytetarët e vendit ta ruajnë qetësinë

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:56
Fatmir Limaj

Pas aksionit policor në disa komuna të vendit, ka reaguar edhe Fatmir Limaj, kryetari i Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës , përcjell “Bota sot”.

Limaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se aksioni i Policisë së Kosovës ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë.

“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta luftojnë krimin e organizuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

“Sot, Policia e Kosovës është duke kryer një operacion policor në disa rajone të ndryshme të vendit, përfshirë komunat, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Drenas.
Aksioni i Policisë së Kosovës ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë.
Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta luftojnë krimin e organizuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ftoj qytetarët e vendit që ta ruajnë qetësinë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion i uroj shërim të shpejtë!”.FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat