BE fton palët, Prishtinën dhe Beogradin për përmbajtje, për të mos eskaluar situata

Aktuale

BE fton palët, Prishtinën dhe Beogradin për përmbajtje, për të mos eskaluar situata

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:03
Foto

BE fton palët (Prishtinën dhe Beogradin) për përmbajtje, për të mos eskaluar situata

Zyrtarët e lartë të BE-së i kanë deklaruar sot gazetarit të Agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” në Bruksel se “BE fton palët (Prishtinën dhe Beogradin) për përmbajtje të madhe për të mos esklauar situata” (“We are in touch with the leadership in Pristina and Belgrade and have called for utmost restraint.“)

Pas ndërhyrjes së forcave shqiptare në Veri të Kosovës (ROSU) për situatën e tendosur pas palgosjes së pesë policëve shqiptarë, ka pasuar regimet edhe nga ndërkombëtarët. Te parët kanë reaguar BE nga Brukseli.
 

Në një njoftim nga Maja Kocijancic zëdhënëse BE-së dërguar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” duke shprehur ajo qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, ndër tjera thuhet se “Operacionet e tilla të ROSU duhet të përforcojnë dhe jo të dobësojnë përpjekjet e normalizimit.” trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 Mbështetja e sundimit të ligjit, duke përfshirë prezumimin e pafajësisë, është një objektiv që BE mbështet fuqishëm.

 Operacionet e policisë duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet.

 Operacione të tilla duhet të përforcojnë dhe jo të dobësojnë përpjekjet e normalizimit.

 Ne besojmë fuqishëm që më shumë bashkëpunim policor dhe gjyqësor është i nevojshëm nga të gjithë aktorët në respektimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

 Operacioni policor në Mitrovicë që synon individë të dyshuar nga të gjithë rajonin dhe pjesën tjetër të Kosovës, pas urdhrave të gjykatës, duhet të bëhet në përputhje me ligjin dhe të komunikohen siç duhet.

 Ne jemi në kontakt me udhëheqjen në Prishtinë dhe Beograd dhe kemi bërë thirrje për përmbajtje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat