Deliu: Përgëzime pjesëtareve të Policisë së Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin

Aktuale

Deliu: Përgëzime pjesëtareve të Policisë së Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:21
Deputetja nga PDK, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas aksionit të sotëm nga Policia e Kosovës, në disa komuna të Kosovës, ajo ka thënë se aksioni në veri të vendit dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj, përcjell “Bota sot”,

Deputetja nga radhët e PDK-së këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku i ka përgëzuar Policin e Kosovës për përkushtim dhe profesionalizëm.

Postimi i plotë:

Aksioni i sotëm në veri të vendit dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Përgëzime pjesëtareve të Policisë së Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin. Te plagosurve shërim sa më të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat