Haradinaj i reagon Vuçiqit: E pakuptimtë të vihet në mbrojte të krimit

Aktuale

Haradinaj i reagon Vuçiqit: E pakuptimtë të vihet në mbrojte të krimit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pakuptimtë reagimi i presidentit Aleksandar Vuçiq për aksionin e sotëm në veri të vendit. Për Haradinajn, një reagim i tillë është mbrojtje e krimit.

"Është një operacion në shkallë të vendit, është i drejtuar ndaj personave që janë të involvuar në vepra të paligjshme. Është krejtësisht zbatim i ligjit. Policia e Kosovës ka zbatuar obligim ligjor. Në Zubin Potok ka pasur tentativa prej trafikantëve që me armë zjarri ta pengojnë këtë operacion. Policia e Kosovës është e aftë ta kryejë detyrën e vet. Është për admirim puna e Policisë së Kosovës. Ne nuk mundemi të shkojmë në BE duke e përkrahur krimin. Është i padrejtë si reagim, dhe është e pakuptimtë me u vë në mbrojtje të krimit", tha ai.

Sa i përket arrestimit të një shtetasi rus, gjatë operacionit të sotëm, ai tha se megjithë se respektojnë imunitetin e  përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, kur një person rrezikon vendin, atëherë duhet të zbatohet ligji në bazë të konventave ndërkombëtare.

“Dihet cila është agjenda e Rusisë ajo e destabilizimit dhe ne jemi të vëmendshëm për këto agjenda duhet punuar kundër këtyre agjendave dhe jemi të suksesshëm, nuk ka vend që nuk zbatohet ligji ne Kosovë", tha i pari i qeverisë.

Duke komentuar deklarat e I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj tha se ëahtë me rëndësi që kosova dhe shqipëria t'i largojnë pengesat administrative dhe burokratike. Këahtu ëahtë përgjigjur ai, teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar. Haradinaj: " është me rendësi që kosova dhe shqipëria t'i hjekin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, që ëahtë vënë tashmë. Do të ishte mire të veprohet më konkret", tha ai. Haradinaj tha se nuk dijnë se sa është kosto, e kyqjeve të reja në austradën Arben Xhaferi.

 "Për kyqjen në ferizaj nuk kemi kalkulim të kostos. Sa i përket reagimit të Vuçiq-it, për operacionin e sotëm në komunat veriore, ai tha se është i padrejtë reagimi i tij i pakuptimtë, ai tha se nuk duhet tq vihet në mbrojtje të kriimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat