Shoku i Thaçit: Presidenti po klith për të marrë merita, para dy muajsh ja çfarë deklaronte

Aktuale

Shoku i Thaçit: Presidenti po klith për të marrë merita, para dy muajsh ja çfarë deklaronte

Nga: N.H Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:08
Hashim Thaçi dhe Sali Rexhaj

Veprimtari Sali Rexhaj, i cili ka bashkëpunuar kohë më parë me presidentin Hashim Thaçin, ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

Rexhaj i ka kujtuar Thaçit se muaj më parë ka deklaruar se tokat në Veri nuk i duam se na i ka falë Rankoviqi.

Veprimtari në postimin e tij thekson se sot presidenti i Kosovës po klith në të katër anët dhe po nxiton të marre merita nga ky aksion.

Ja shkrimi i tij:

Hashimi thoshte para dy majshe se tokat ne Veri nuk i duam se na i ka fale Rankoviqi.

Sot po klithe ne te kater anet se echte territor i Kosoves dhe po nxiton te marre merita per nje akcion normal te policise ä, per ti arrestuar te dyshimtit per kontrabande e krime.

Hashim, heshtja eshte ari, mesohu njehere te qendroni ne shtepi me bashkeshorte, ne qetesi. Dhe lexoje mire kushtetuten e kompetencat tua.

Ndaj dekorata e shkruaj memoare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat