Ministri Mustafa vizitoi policët e plagosur

Aktuale

Ministri Mustafa vizitoi policët e plagosur

Nga: A.M. Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:37
Ekrem Mustafa gjate vizites

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj kanë vizituar policët e plagosur gjatë aksionit në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “si Ministër i Punëve të Brendshme mbetem i përkushtuar në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj vizituam policët e plagosur sot në aksionin e institucioneve të sigurisë kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës në disa lokacione të vendit.

Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ju urova shërim të shpejtë dhe shpreha mirënjohjen time për profesionalizmin e treguar gjatë aksionit të sotëm.

Si Ministër i Punëve të Brendshme mbetem i përkushtuar në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat