Kryeministri i Malit të Zi i bënë bashkë Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Aktuale

Kryeministri i Malit të Zi i bënë bashkë Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:13
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic

(E plotësuar) - Në Prishtinë sot është hapur Qendra Malazeze ku pjesëmarrës ishin krerët më të lartë shtetëror të Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo ditë është e veçantë sepse po hapet shtëpia e progresit e cila e thellon bashkëpunimin me shtetin malazez.

"Është ditë e veçantë se po hapet shtëpia e progresit. Jam i bindur për thellim të bashkëpunimit duke besuar në paqe e mirëkuptim dhe të jeni të sigurt se Kosova do vazhdojë të mbetet partneri më strategjik për rrugëtim të përbashkët që të jemi pjesë euroatlantike", tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është shtëpia e malazezëve dhe do kujdesët qe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë të ndihen si në të shtëpi.

"Historia nuk ka qenë e lehtë për popujt e Ballkanit por ajo që mund ta konfirmoj sot është se jemi në dritë, jemi në paqe dhe jemi aleatë", tha ai.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se duke hapur këtë qendër tregohet bashkëpunimi i mirë i shqiptarëve dhe malazezëve dhe mes shtetit të tij e të Kosovës.

Ai u shpreh se kjo qendër do jetë urë lidhëse dhe mbështetje për malazezët në Kosovë.

I pranishëm në hapjen e Qendrën Malazeze ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli i cili teksa  ofroi përkrahje për komunitetin malazez që jetojnë në Kosovë tha se Kosova dhe Mali i zi e kanë ndihmuar njëra tjetrën dhe se bashkëpunimi do vazhdojë.

Image

Kryeministri i Malit të Zi i bënë bashkë Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez kanë marrë pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Nga shteti malazez i pranishëm ishte Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic.

Krerët e shtetit të Kosovës kanë mbajtur nga një fjalim të shkurtër rreth rëndësisë së hapjes së kësaj qendre për malazezët që jetojnë në Kosovë, fqinjësinë e mirë dhe aleancën mes dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka thënë se është një ditë e veçantë për Malin e Zi dhe Kosovën sepse po hapet shtëpia e zhvillimit, e progresit, mirëkuptimit dhe miqësisë së përjetshme që kemi pasur Kosovë dhe Mali i Zi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Kosova dhe Mali i Zi kanë interesa të përbashkëta strategjike dhe Mali i Zi na ka ndihmuar dhe po ashtu si Kosovë e kemi ndihmuar.

Ramush Haradinaj, tha se malazezët do të kenë gjithmonë vendin e tyre në Kosovë, dhe kushdo që jeton në Kosovë do të trajtohet njëjtë pa dallim.

Haradinaj ka thënë se historia e popujve të Ballkanit nuk ka qenë e mirë por tash jemi në paqe, jemi fqinj dhe jemi aleatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat