Pacolli ka një kërkesë nga Bashkësia ndërkombëtare për Beogradin

Aktuale

Pacolli ka një kërkesë nga Bashkësia ndërkombëtare për Beogradin

Nga: A.M. Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:07
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur lirimin e Marjan Gjoka nga Serbia.

Në një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar Serbia nuk heziton të tregoj se ka një axhendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovës dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë lirimi i z. Marjan Gjoka nga Serbia. Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm që nga fillimi intensivisht përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd për të siguruar lirimin e tij. Përsëri Serbia nuk heziton të tregoj se ka një axhendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat