Qeveria i kundërpërgjigjet Rakiqit që i quajti liderët e Kosovës kriminelë

Aktuale

Qeveria i kundërpërgjigjet Rakiqit që i quajti liderët e Kosovës kriminelë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:34
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës iu ka kundër përgjigjur liderit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq që i ka quajtur dje kriminelë lufte liderët e vendit. Shefi i stafit të kryeministrit Selim Selimi ka bërë të ditur se zyrtari i Republikës së Kosovës po ia cakton vetës rolin e prokurorit e gjykatësit duke paragjykuar udhëheqësit kosovarë e kjo është abuzim me lirinë e shprehjes.

Serbët e veriut të Kosovës dje zgjodhën që të kundërshtojnë arrestimet që u bënë nën dyshimet për kontrabandë me protestë.

Lideri i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq duke folur para protestuesve deklaronte se nuk duhet të kishin frikë, e të mos largohen nga veriu.

Pa u ndalur me kaq, Rakiq filloi edhe fyerjet drejt liderëve të vendit. Këta i quajti kriminelë të luftës, duke thënë se së pari duhet të pastrojnë oborrin e tyre.

 “Po i porosis kriminelët e luftës që së pari të pastrojnë oborrin e tyre. Serbë të mitë dashur, jemi dëshmitarë të padrejtësisë më të madhe e cila po na e bëhet edhe e cila nuk ka fund. Do të pajtoheni me mua se është vështirë që të jemi të qetë në këto kohë të vështira me plot sfida, por ju lutem që mos të bini preh e provokimeve të tilla të cilat provokime zhvillohet në kuzhinat e perëndimit”, tha Rakiq, duke shtuar se Kosova do të mbetet serbe e që janë nuk sepse kanë përkrahjen e Serbisë.

Serbët e pranishëm vazhduan të duartrokisnin fjalimin e tij kundër aksionit të djeshëm që kishte të bënte me kontrabandim dhe krim të organizuar e ku u arrestuan shumë zyrtarë policorë e doganier.

Në një përgjigje për Gazetën Express, shefi i stafit të kryeministrit, Selim Selimi ka thënë se megjithëse e respektojnë idenë për protesta dhe liri të shprehjes, këto duhet të shoqërohen me përgjegjësi, sidomos kur është fjala për zyrtarë të Republikës së Kosovës.

“E respektojmë plotësisht të drejtën e tubimit me qëllim protestës së pa dhunshme dhe lirinë e fjalës, por këto të drejta dhe liri shoqërohen me përgjegjësinë, aq më tepër kur janë në pyetje zyrtarët shtetëror të Republikës së Kosovës”, tha Selimi.

Tutje, ai ka thënë se amnestimi i krimeve është i papranueshëm.

“Është i papranueshëm amnestimi i krimit ordiner dhe lavdërimi i rezistencës ndaj organeve të zbatimit të ligjit, siç veproi Kryetari i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës-Veri, Milan Rakić. Retorikat politike që nxisin gjuhën e urrejtjes janë të papërgjegjshme dhe minojnë përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit dhe si të tilla janë në kundërshtim me aktet normative ligjore të Kosovës dhe bien ndesh më frymën e bashkëpunimit dhe paqes që promovohen nga BE-ja. Madje Rakiq kur ia cakton vetës rolin e prokurorit dhe gjykatësit duke i paragjykuar udhëheqësit kosovarë si “kriminelë lufte” kjo dëshmon papërgjegjësinë dhe abuzimin me lirinë e shprehjes”, deklaroi shefi i stafit të kryeministrit.

Ndryshe, dje në veri u protesta kundër arrestimeve nga policia e Kosovës që u bënë nën dyshimet për kontrabandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat