Këshilltari i Pacollit tregon pse zyrtari rus i UNMIK-ut u shpall non-grata

Aktuale

Këshilltari i Pacollit tregon pse zyrtari rus i UNMIK-ut u shpall non-grata

Nga: G.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:46
Behgjet Pacolli dhe Jetlir Zyberaj

MPJ e ka shpallur non-grata zyrtarin e UNMIK-ut me shtetësi ruse.

Arsye e kësaj është hezitimi nga UNMIK-u që t’ia heq imunitetin këtij zyrtari dhe të bashkëpunojë me autoritet gjyqësore, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm, Behgjet Pacollit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se edhe Ana Brnabiçi është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur dje zyrtarin e UNMIK-ut me shtetesi ruse si persona non-grata. Kjo vjen pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore.
Në të njëjtën kohë një ditë më parë për shkak të deklaratave të saj raciste, Kryeministres serbe Ana Brnabic i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa të tilla në çdo moment kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat