Thaçit vazhdon t’i përqeshet ideja e bashkimit kombëtar, ia quajnë përrallë - Bota Sot
Thaçit vazhdon t’i përqeshet ideja e bashkimit kombëtar, ia quajnë përrallë

Aktuale

Thaçit vazhdon t’i përqeshet ideja e bashkimit kombëtar, ia quajnë përrallë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:14
Presidenti Thaçi

Presidenti Thaçi mbrëmë ishte i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjin ku edhe njëherë shprehu gatishmëri për t’u përgjigjur në pyetjen për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin kombëtar.

Me idenë për bashkimin kombëtar, Presidenti Thaçi ka vendosur t’i “kërcënoj” duke i paralajmëruar ndërkombëtarët se kjo ide vije si rezultat i izolimit të qytetarëve të Kosovës.

Edhe pse presidenti i shtetit obligohet që ta respektoj integritetin e shtetit, kushtetutën, perspektiven evropiane në këtë rast, Thaçi ka vendosur të mos i besoj integritetit të shtetit duke propozuar ndryshime kufijsh, ndryshime kushtetuese dhe duke e injoruar të ardhmen evropiane me propozimin për bashkim kombëtar. Pavarësisht kësaj, muaj më parë Thaçi kishte deklaruar se e ardhmja dhe vizioni ynë, i Kosovës dhe Shqipërisë, është drejtimi atlantik dhe është shprehur kundër bashkimit kombëtar. Ndërkohë që tash ka ndryshuar qëndrimin e tij.

Në pyetjen se a u hodh si ide çështja e bashkimit kombëtar vetëm pas dështimit të korrigjimit të kufijve, ai tha se edhe në takimin e Berlinit nuk është mbyllur ndonjë ide por as nuk është propozuar ndonjë alternativë e re tjetër nga ndërkombëtarët.

“Pas vonesave dhe diskriminimit që është duke iu bërë Kosovës nga Bashkimi Evropian, mendoj se definitivit ka ardhur koha ku duhet të mendojmë për ndërmarrjen e hapave konkret institucional për një angazhim të të gjithëve, edhe të institucioneve, por edhe të qytetarëve dhe se nëse Bashkimi Evropian vazhdon me këtë izolim dhe mbyllje të derës së qytetarëve të Kosovës, për mosrespektim e të arriturave që kemi pasur deri më tani, atëherë duhet të shkojmë drejt një formule të bashkimit kombëtar, qoftë përmes rezolutave në kuvendin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë apo edhe përmes referendumeve, gjithmonë duke përfshirë Presheven, Medvegjen dhe Bujanovcin” ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar mbrëmë në emisionin “Dpt te Fidani” në T7, nuk hezitoj të komentoj këto dy ide duke i quajtur si asgjë më shumë se përralla.

“Kurgja s’ka me ba, vetëm përralla janë këto. Përralla e parë është marrja e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit pa dhënë asgjë, e përralla e dytë, është bashkimi kombëtar” tha Zeka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...