Petriç: Zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të jetë evropiane

Aktuale

Petriç: Zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të jetë evropiane

Nga: F.B Më: 1 qershor 2019 Në ora: 08:42
Volfgang Petriç

I ngarkuari i dikurshëm special i BE-së për Kosovë Volfgang Petriç ka deklaruar se BE duhet të udhëheq procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe në te duhet të marrin pjesë ShBA dhe Rusia, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

„ Ky është problem evropian dhe atë proces duhet të udhëheq Evropa. BE do duhej të merrte iniciativën dhe të thërras palët në diskutimin e kësaj çështje, në Bruksel apo ndonjë shtet tjetër ku në procesin intensiv bisedues në bazë të propozimit që gjendet në tavolinë të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për dallim të kontradiktave “,ka thënë Petrip për Dojçe vele (DË).

Petriç i ngarkuari special për Kosovën në vitin 1997 deri 1999 ka theksuar se edhe Beogradi edhe Prishtina “ duhet të kuptojnë” se interesat e Evropës duhet të jenë në radhë të parë.

Ai vlerësoi se në procesin e gjetjes së zgjidhjes mes Serbisë dhe Kosovës „ duhet të luhet me letra hapur “,pikërisht për atë se në Bruksel „ është vendosur qartë se nuk ka vija të kuqe dhe se është e mundshme shkëmbimi i territoreve “.

„Nuk mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë por në rrethanat e krijuara aktualisht nuk ka zgjidhje më të mirë “, tha politikani austriak që në kohën 1999 deri 2002 ishte përfaqësues i lartë ndërkombëtar në BiH.

Për iniciativën e kancelares Merkel dhe presidentit francez Makron lidhur me vazhdimin e dialogut, ai ka thënë „ kam frikë se kjo është një nga ato iniciativat e shikuara tashmë që për fat të keq nuk sjell sukses“.

„Nëse pak ditë pas samitit në Berlin kemi situatën si ajo tash në veri, atëherë duhet thënë se takimi në Berlin është qartë i dukshëm se nuk kishte sukses, dyshoj se në Paris mund të jetë më mirë“, tha ai.

Heqja e taksës është parakusht i vazhdimit të dialogut dhe bisedimet për zgjidhjen përfundimtare duhet të jenë të hapura.

Duhet nisur nga fakti se dialogu i Brukselit ka përgatitur detajet në letër dhe ka përparime në dialogun 5 vjeçar. Mbi këto përparime duhet të ndërtohet zgjidhja përfundimtare, por në ndërkohë ndodhën aksionet e njëanshme dhe taksat  që duhet të hiqen” mendon Petriç.

Në pyetjen pse Republika Srpska do mbetej në BiH nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për ndryshim kufiri, Petriç citoi anëtarin kroat të presidencës së BiH Komshiq se nuk ka asnjë lidhje mes BiH dhe Kosovës.

„Nëse vjen te ndryshimi i kufirit, nëse bëhet fjalë për rezultatin e bisedimeve për çështjen e Kosovës atëherë ai duhet të jetë rezultat që pranohet nga të dy palët. Aplikohet e drejta ndërkombëtare e ndryshimit të kufirit gjë q mund ta bëjnë vetëm dy shtete sovrane me konsensus “,tha ai.

Për dallim nga BiH nuk ka konsensus në lidhje me këtë çështje dhe ai vend ka kufijtë që janë përcaktuar në marrëveshjen e Dejtoniz tha Petriç.

Sipas tij aksioni policor në veri “ në secilën situatë ishte e tepruar” dhe duhet vërtetuar çka ka sjell deri te ajo.

Ata që janë arrestuar duhet të dalin para gjyqeve të rregullta dhe OKB e BE duhet të përcjellin me kujdes procesin gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat