Haradinaj: Do të vijë dita për ata që diplomojnë të gjejnë vend pune

Aktuale

Haradinaj: Do të vijë dita për ata që diplomojnë të gjejnë vend pune

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 19:31
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj njëherit edhe kryeministër i Kosovës ka marrë pjesë sot në takim me strukturat e partisë së tij.

Në fjalimin e mbajtur Haradinaj tha se do të vije dita që të rinjtë në Kosovë që kanë përfunduar shkollimin e tyre, të gjejnë më lehtë vende pune.

Haradinaj në këtë takim foli edhe për drejtësinë në Kosovë, për të cilën tha se Kosova tashmë e ka në dorë funksionimin e mirëfilltë të saj.

“EULEX e ka pas deri para 1 viti përgjegjësi për drejtësinë, pastaj na kanë thënë se sa ja kemi nis shtetin e s’mundemi me bo rend e ligj. Vetëm një vit ka që e bëjmë rendin e ligjin vet dhe ka rastis kur unë jam kryetar i qeverisë. Brenda këtij viti keni pa policët tanë që duken bukur zotëri në punë, me pajisje, veshjet etj”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për gjyqtarët e prokurorët e vendit, si dhe punën të cilën ata bëjnë, duke thënë se të njëjtëve u janë rritur pagat, si dhe është dyfishuar stafi.

“Rrogat e gjyqtarëve e prokurorëve janë rrit, është dyfishuar stafi. Por me kërku standarde e etikë si e kanë disa vendet që janë shtet moti, është pak vështirë. Luftimi i korrupsioni ose punësimet pa bazë meritore janë zor me pru punën qind për qind të ndodh”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

E ndonëse Haradinaj ka folur sot për rëndësinë që ka Policia e Kosovës për ruajtjen e rendit dhe ligjit, lajmi.net ka raportuar para pak ditësh për premtimet e pambajtura të Qeverisë sa i përket pagesës së orëve shtesë si dhe sigurimeve shëndetësore të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat