Daçiq: Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi

Aktuale

Daçiq: Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi

Nga: F.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:57
Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq shprehet se çështja e Kosovës do të zgjidhet nëse bashkësia ndërkombëtare pajtohet rreth asaj se duhet të zgjidhet, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

:" Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi " ka thënë Dapiq në emisionin “Qëndrimi” duke shtuar se ai qe dhjetë vite e di se kjo është zgjidhja e vetme konkrete që nuk shkakton probleme.

"Nëse bashkësia ndërkombëtare pajtohet rreth asaj se çështja e Kosovës duhet të përmbyllet si problem që gjeneron në vazhdimësi jo stabilitet mendoj s kjo çështje do të zgjidhet ", mendon ai duke shtuar se problemi është aty se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare nuk është e pajtimit me këtë.

Daçiq thotë se këtu nuk bëhet fjalë për raportin e Rusisë me ShBA por për raportin e partnerëve evropiane dhe ShBA-ve.

Duke komentuat deklaratën e presidentit Gjukanoviç se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në formulën e Badinterit, Daçiq ka shprehur pajtimin me atë qëndrim, por ka shprehur mos besimin se këtë qëndrim e ka shprehur vetë Gjukanoviç president i Malit të Zi, që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Nuk mund të besoj se presidenti malazez nuk kujtohet se Badinteri ka fol për kufijtë e republikave dhe jo kufijtë e krahinave. Vetëm, mos tash kur keni shkel formulën e Badinterit të flisni rreth asaj se nuk mund të ndryshojnë disa kufij që nuk ishin të pranuar ndërkombëtarisht, por ishin kufij administrativ ndërmjet Serbisë dhe krahinës autonome ", tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat