Sonte QKUK punon me orar të shkurtuar

Aktuale

Sonte QKUK punon me orar të shkurtuar

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 00:15
Qkuk

Derën po e mbyllin nga brenda pasi që stafi ka përfunduar punën.

Por kjo po ndodhë një orë e gjysmë më herët se sa kur ju përfundon orari.

Arsyen e daljes me herët jo zyrtarisht Klanit ia konfirmuan edhe stafi.Megjithatë ndryshe thonë në zyrën për informim në QKUK, në përgjigjen që redaksisë ia dërguan në orën 13:15 minuta, njofton Klan Kosova.

“Ambulancat specialistike në QKUK kanë punuar sipas orarit që kanë. Asnjë rast nuk është ankuar në zyrën për ankesa të pacienteve apo edhe në zyrën e drejtorit të përgjithshëm, lidhur me mos ofrimin e shërbimit shëndetësor në asnjë nga ambulancat specialistike”, thuhet në përgjigje.

E derisa punës iu dha fund në 12:30, pacientëve qysh më herët iu tha se më nuk punohet në këtë qendër. Kështu, Shërbimin mezi e mori edhe Bajram Çitaku që erdhi pak minuta para orës kur mjekët përfunduan punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat