Myslimanët shqiptarë në SHBA luten për atdheun

Aktuale

Myslimanët shqiptarë në SHBA luten për atdheun

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 19:55
Myslimanët shqiptarë në SHBA

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën sot po festojnë Fitër Bajramin ku po përcillen urimet.

Besimtarët myslimanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara kanë falur Bajramin në xhaminë në Connecticut të udhëhequr nga Imami Gazmend Aga nga Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan.

“Fitër Bajrami është ditë feste dhe reflektimi. Është ditë gëzimi, sepse treguam devotshmërinë tonë duke agjëruar një muaj, nuk harruam të varfrit, qëndruam larg thashethemeve, u bashkuam me njerëz rreth sofrës së dashurisë. Është ditë gëzimi sepse, sepse vullneti ngadhënjeu mbi dëshirat, bujaria mbi koprracinë, heshtja mbi thashethemet, puna e mirë mbi mëkatin”, tha ndër të tjera Imami Aga.

Ai tha se duhet të jetojmë duke e ndarë lumturinë me njëri-tjetrin dhe do gëzojmë më shumë siguri dhe e shijojmë më shumë lumturinë.

“Sot është dita e faljes, e paqes. Sot nuk është ditë dëfrimi e pushimi, por reflektimi falënderimi dhe thirrje e fuqishme për të vazhduar relatat e mira me të afërmit dhe njerëzit në përgjithësi. Nuk mund të flasim për Bajram të vërtetë nëse i kthehemi të keqes me të keqe, hidhërimit me hidhërim, thashethemet me thashetheme”, vijoi ai.

Aga ftoi besimtarët e mbledhur që të luten për vendin ku jetojnë dhe atdheun.

“Le të lutemi për paqen në vendin ku jetojmë, Amerikën, dhe mëmëdhenë tonë, Shqipërinë.

Gëzuar Bajramin! Zoti e bekoftë dhe begatoftë çdokënd që flet mirë, bën mirë dhe i shërben njerëzimit për hir të Krijuesit të Gjithësisë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat