Nitaj: Qeverinë nuk e rrëzojnë dot Isa Mustafa e Albin Kurti, mocion është jo serioz

Aktuale

Nitaj: Qeverinë nuk e rrëzojnë dot Isa Mustafa e Albin Kurti, mocion është jo serioz

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:51
Muharrem Nitaj

Dy partit opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, tashmë kanë nisur përgatitjet për ta inicuar mocionin votëbesimin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Partia opozitare Partia Social Demokrate.

Sipas kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pozita nuk jep ndonjë votë për rrëzimin e qeverisë për shkak se sipas tij ata akomoduar mirë duke punësuar njerëz nëpër dikastere që ata udhëheqin.

Një gjë e tillë sipas deputetit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj, as që mund të ndodhë.

Ai në një prononcim tha se as Isa Mustafa e as Albin Kurti nuk mund ta rrëzojnë qeverinë. Sipas tij ky mocion nuk duket serioz e as i realizueshëm.

“Qeverinë nuk mund ta rrëzojë as Isa Mustafa e as Albin Kurti dhe këtë e dijnë shumë mirë edhe ata vet. Sado e çuditshme duket, qeverinë mund të rrezojë veç vetja e saj. Nëse partnerët e koalicionit, vendosin me u rrëzu vet, nuk e di për çfarë interesash e kalkulimesh, atëherë kjo është çështje tjetër. Kështu që mocioni i opozitës nuk duket as serioz e as i realizueshëm, sado që mund të jetë përpjekje krejt legjitime e Opozitës. Une nuk shoh terren e as klimë për një gjë të tillë. Qeveria është në realizimin e detyrave të saj, shumë të rëndësishme për vendin dhe ky angazhim nuk ka të ndalur”, ka thënë Nitaj.

Nitaj ka theksuar se nesër kryeministri Ramush Haradinaj do të realizojë një takim të rëndëishëm në Berlin ku do të diskutohet për ndryshim kufijsh dhe per mosheqje të taksës.

“Nesër realizohet një takim shumë i rëndësishëm dypalësh në Berlin, ku do të betonizohet qëndrimi i Kosovës për mosndryshim kufinjsh dhe mos-heqje të taksës, por ku do të këtë edhe hapa konkrete në funksionalizimin e PO-së gjermane për liberalizimin vizave. Ky është fokusi i Qeverisë dhe Kryeministrit Haradinaj, ndërkaq Opozita i ka punët e veta!”, ka theksuar ai.

Haradinaj nesër në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. /Ballkani.info/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat