Thaçi s’e pret Parisin shkon në Bratisllavë për të biseduar me Vuçiqin

Aktuale

Thaçi s’e pret Parisin shkon në Bratisllavë për të biseduar me Vuçiqin

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:03
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Zyra e Presidentit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Presidenti Thaçi nesër udhëton për Sllovaki, ku do të merr pjesë në Forumin e Bratisllavës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”.

Express ka raportuar dje nga burimet e saj për udhëtimin e Presidentit Thaçi dhe të homologut të tij serb.

Në këtë konferencë Thaçi do të merr pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë panel do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Konferenca mbahet me datë 6,7 dhe 8 qershor ndërsa, sipas mediave sllovake, aty marrin pjesë mijëra figura nga mbi 60 shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat