Haradinaj: Kemi nevojë për mbështetjen e perëndimit, për të arritur marrëveshje me Serbinë - Bota Sot
Haradinaj: Kemi nevojë për mbështetjen e perëndimit, për të arritur marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Kemi nevojë për mbështetjen e perëndimit, për të arritur marrëveshje me Serbinë

Nga: Z.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:47
Pamje nga Konferenca në Berlin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë vizitës zyrtare në Berlin që ishte pjesëmarrës në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, ku ka theksuar se më 1999, Perëndimi na shpëtoi nga tragjedia, ngase, sipas tij, jo sepse ishte në interesin politik apo ekonomik të tij, por sepse ishte gjëja e drejtë për të bërë, për hir të njerëzimit dhe paqes, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e demokracive perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, isha pjesëmarrës në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, ku theksova se më 1999, Perëndimi na shpëtoi nga tragjedia - jo sepse ishte në interesin politik apo ekonomik të tij, por sepse ishte gjëja e drejtë për të bërë, për hir të njerëzimit dhe paqes.
Sot, ende kemi nevojë për mbështetjen e demokracive perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, në kufijtë ekzistues, me paqe dhe respekt dhe për të mbyllur një kapitull tragjik në historinë tonë.
Kosova ofron një vlerë të shtuar modeste për paqe!RH
 

Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...