Platforma që i njofton qytetaret për të drejtat e tyre kushtetuese

Aktuale

Platforma që i njofton qytetaret për të drejtat e tyre kushtetuese

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 07:32
Ilustrim

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë e njohur me akronimin YIHR KS sot lanson platformën “E Drejta Jem”.

Kjo platformë është krijuar me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve në lidhje me institucionet e drejtësisë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Platforma do të jetë një hapësirë interaktive e cila do të përditësohet me të dhëna vazhdimisht dhe ndër tjerash do të shërbejë edhe si një urë lidhëse në mes të qytetarëve dhe institucioneve të drejtësisë.

Platforma "E Drejta Jem" është zhvilluar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” që mbështet nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat