Kjo është pasuria e Bahri Nuredinit

Aktuale

Kjo është pasuria e Bahri Nuredinit

Nga: G.B Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:41
Bahri Nuredini

Drejtori i Agjencionit për Shërbime të Navigimit Ajror, Bahri Nuredini, në deklarimin e pasurisë, ka deklaruar dy banesa, një në vlerë 90 mijë euro dhe një në vlerë 51 mijë euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar një veturë personale në vlerë prej 8 mijë e 500 euro dhe një veturë të bashkëshortes në vlerë prej 3 mijë e 500 euro, shkruan Bota sot.

Nuredini ka deklaruar dhe se ka aksione në dy kompani, në njërën 25 për qind dhe në tjetrën 5 për qind të aksioneve.

Para të gatshme në bankë ai ka deklaruar 1,400.57 euro, si dhe një kredi në vlerë 9,706.96 euro.

Deklarimin e pasurisë së tij mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat