Mustafa: S’kam fituar i vetëm në Degën IV të LDK-së në Prishtinë

Aktuale

Mustafa: S’kam fituar i vetëm në Degën IV të LDK-së në Prishtinë

Nga: N.H Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Besian Mustafa është zgjedhur kryetar i degës së katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kandidat në këtë garë ka qenë edhe deputeti Arben Gashi; mirëpo delegatët e degës së katërt shumicën e votave ia kanë dhënë kryetarit tashmë të ri, Besian Mustafës.

Lidhur me këtë, Mustafa ka thënë se nuk ka fituar i vetëm në Degën IV të LDK-së në Prishtinë, përcjell "Bota sot".

Ja shkrimi i tij:

Sot, s’kam fituar i vetëm në Degën IV të LDK-së në Prishtinë!

Ka fituar një ekipë, nga Shkabaj e Arbëria deri te Dardania e Kalabria, që LDK-në e do me thelb, e do me rrënjë, e do qe 30 vjet dhe për 30 vjet e ardhme!

Falënderoj 96 delegatët që morën pjesë sot në votim, veçanërisht ata 50 që i besuan idesë së kthimit tek rrënjët, tek vizioni-thelb i ngjizur më 1989, tek komuniteti, tek lagjja për të ndërtuar kontribuesit e ardhmërisë së qytetit tonë.

Falënderoj 8 kryetarët e nëndegëve: Qendër Sheqir Zeneli, Dardani Hamdi Jaha, Ulpianë Jeton Nebiu, Arbëri Kushtrim Sopa, Kalabri Naim Krasniqi, Shkabaj Arton Shabani, Tophane I Bedri Berisha dhe Tophane II Ergyn Janovali.

Kryesisë dhe Delegatëve, suksese të përbashkëta në përfaqësimin e Degës IV.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat