Zyrtari i PDK-së godet vëllezërit Haradinaj: Fukarallëk etik dhe moral

Aktuale

Zyrtari i PDK-së godet vëllezërit Haradinaj: Fukarallëk etik dhe moral

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:03
Disa prej figurave kryesore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Sot gjatë ditës, Haradinajt, kanë pritur në Gllogjan, miqtë e tyre të partisë..

Me mish e me birra, dy vëllezërit Haradinaj: Kryeministri dhe deputeti i AAK-së, u kanë bërë konak, disa prej figurave kryesore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përkundër që AAK është në koalicion me PDK-në, dhe Haradinaj ishte bërë kryeministër me votat e partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli, duke qenë kandidat i tyre, duket se gjërat po ndryshojnë.

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, ka ironizuar me takimin e sotëm në shtëpinë e Haradinajve në Gllogjan.

“Fukarallëk etik dhe moral”, është mbishkrimi i Muhaxherit në foton e kryeministrit Haradinaj, ku shihet së bashku me zyrtarë tjerë në Gllogjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat