“Të involvuarit që shkatërruan PTK-në po dalin në sipërfaqe”

Aktuale

“Të involvuarit që shkatërruan PTK-në po dalin në sipërfaqe”

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:30
Pamje nga mbledhja e Komisionit Hetimor ndaj Telekomit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, që është anëtar i Komisionit Hetimor ndaj Telekomit, ka thënë se procesi hetimor për këtë rast po saktësohet.

Ai ka thënë se të involvuarit që kanë shkatërruar PTK-në, po dalin në sipërfaqe, përcjell Bota sot.

Zemaj ka theksuar se për këtë rast, do të zgjohen “nga gjumi” prokuroria dhe gjykatat.

“Procesi hetimor parlamentar po vjen duke u zgjeruar dhe duke saktësuar elementet destruktive të cilat kanë shkatërruar PTK-n. Të gjithë të involvuarit në këto afera po dalin në siperfaqe.. P.S.....do ta zgjojmë nga “gjumi” edhe prokurorin dhe gjykatat....”, ka shkruar deputeti i LDK-së në Facebook./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat