Haradinaj: Ushtria amerikane shpëtoi popullin e Kosovës nga tragjedia dhe spastrimi etnik

Aktuale

Haradinaj: Ushtria amerikane shpëtoi popullin e Kosovës nga tragjedia dhe spastrimi etnik

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në ceremoninë e pritjes lamtumirës të organizuar për shefin e shtabit të KFOR-it, John C. Boyd, të cilit i dhuroi hartën e artë të Kosovës, tha se para 20 vjetëve ushtarët e amerikanë dhe NATO shpëtuan popullin e Kosovës nga tragjedia dhe spastrimi etnik.

Kryeministri Haradinaj tha se gratë dhe burrat që shërbejnë në Forcën e Kosovës duhet të kenë një shembull të shkëlqyer i shërbimit sikurse gjeneral Boyd. 

Haradinaj: Para 20 vjetësh ushtria amerikane shpëtuan popullin e Kosovës nga tragjedia dhe spastrimi etnik 

“Gjeneral Boyd si një mik i vërtetë i Kosovës, është një inspirim i mrekullishëm sesi t’i shërbehet paqes dhe sigurisë , duke mbrojtur të drejtën dhe respektin. Para 20 vjetësh ushtria amerikane, NATO, djem e vajza të bashkuar dhe kombe të ndryshme shpëtuan popullin tonë nga tragjedia, nga spastrimi etnik. Në këtë rast dëshiroj të them se askush më mirë se gjeneral Boyd nuk e kupton luftën tonë, përpjekjet tona për mbrojtjen e nderit dhe lirisë sonë”, tha Haradinaj. 

Ai është lutur që Zoti ta bekojë ushtrinë amerikane, gjeneral Boyd dhe familjen tij. Ndërsa, John C. Boyd duke theksuar se ushtarët amerikanë  janë në shërbim të popullit të Kosovës, tha se për gjatë 11 muajve në Kosovë, ka qenë në shërbim të çdo qytetari për një mjedis të qetë dhe siguri të plotë. 

Boyd: Kam punuar me zell sikurse çdo pjesëtar i KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt 

“Gjatë 11 muajve sa qëndrova këtu, kam punuar me zell sikurse çdo pjesëtarë I KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt që çdo qytetarë I Kosovës mund ta gëzojnë çdo ditë. Gjithashtu ka qenë përpjekje e ekipit për 20 vjet dhe ne vazhdojmë që t’ia ofrojmë këtë mjedis Kosovës që të ketë përparim në rrugëtimin e saj drejt njohjes dhe marrëveshjeve paqësore me Serbinë. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht etnisë apo fesë dhe religjionit”, tha Boyd. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat