“Zëdhënësi i Beogradit, Baton Stanishiqi, paska një kërkesë pro Serbisë”

Aktuale

“Zëdhënësi i Beogradit, Baton Stanishiqi, paska një kërkesë pro Serbisë”

Nga: D.RR Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:06
Baton Haxhiu

Baton Haxhiu përmes një shkrimi të tij, ka kërkuar që të shkarkohet presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pasi ai e tërhoqi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Për këtë ka reaguar Profesori Enver Bytyçi, i cili e quan Baton Haxhiun si zëdhënës të Beogradit i cili ka kërkuar shkarkimin e Metës.

“Zëdhënësi i Beogradit, Baton Stanishiqi, paska kërkuar shkarkimin e Ilir Metës!
Punë serbësh dhe shqiptarësh pro Serbisë”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat