Serbia e humbur në arenën ndërkombëtare

Aktuale

Serbia e humbur në arenën ndërkombëtare

Nga: A.M. Më: 11 qershor 2019 Në ora: 23:29
Ivica Daçiq

Analisti politik, Ilir Vata shprehet se nuk është hera e parë që ministri i jashtëm i Serbisë bënë deklarata të tilla nacionaliste dhe se deklarata e tij për Mitrovicën është një provokim i radhës i cili tregon se Serbia është  e humbur në arenën ndërkombëtare.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq nuk është hera e parë që bënë deklarata të tilla nacionaliste, sepse në radhë të parë i shërben kahut politik në Serbi që është kundër integrimit të popullit serb në BE dhe vetë Serbisë.

Bashkimi Evropian ia ka bërë të qartë Serbisë, udha për në BE është dialogu që difinitivisht është njohja e Kosovës si shtet, por ende Serbia nuk është gati për të bërë hapin e madhe njohjen e Kosovës, sepse politika e vjetër në Serbi, njerëzit e Millosheviqit janë ende aktiv dhe të pushtetshëm.

Image
Ilir Vata

“Deklarata e Daçiq për Mitrovicën është një nga provokimet e radhës dhe tregon se Serbia e humbur në arenën ndërkombëtare kërkon të kap çfarë mund të mundët nga dialogu me Serbinë, që fundja të mos duke se iku me bishtin poshtë. Realisht përtej politikës nacionaliste dhe shumë herë primitive, qytetarët e Serbisë e shohin Kosovën të lirë, pra e shohin ndryshe nga politika e sotme serbe”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat