Juncker ‘godet’ Kosovën e Serbinë: S’ka BE pa marrëveshje mes dy vendeve - Bota Sot
Juncker ‘godet’ Kosovën e Serbinë: S’ka BE pa marrëveshje mes dy vendeve

Aktuale

Juncker ‘godet’ Kosovën e Serbinë: S’ka BE pa marrëveshje mes dy vendeve

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:13
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ka thënë se nëse Beogradi dhe Prishtina nuk i zgjidhin marrëveshjet mes vete, nuk ka hyrje në Bashkim Europian, për asnjërën palë

“Unë kam qenë gjithmonë në favor të një dialogu konstruktiv midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk jam i kënaqur që ky proces nuk po ecën në drejtimin e duhur”, tha Junker në një konferencë shtypi me Kryeministrin Edir Rama duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug nëse ai mendon se deri në skadimin e mandatit aktual të KE mund të bëjë përparim në dialog.

Ai u kërkoi Beogradit dhe Prishtinës të kenë më shumë njohuri për pozitën e palës tjetër.

“Nëse kjo mosmarrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës nuk zgjidhet, askush nuk do të ketë mundësinë për t’u bërë anëtare e BE.

Ne nuk duam të imponojmë paqëndrueshmëri në BE, ne duam të eksportojmë stabilitet në këto vende apo çfarëdo që ju e quani atë “, përfundoi Junker.

Kujtojmë se Junckerit, i skadon mandati tash me zgjedhjet që pritet të mbahen në parlament europian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...