Albright: Nuk do harroj kurrë kohën kur njerëzit brohorisinin ‘Faleminderit USA’ - Bota Sot
Albright: Nuk do harroj kurrë kohën kur njerëzit brohorisinin ‘Faleminderit USA’

Aktuale

Albright: Nuk do harroj kurrë kohën kur njerëzit brohorisinin ‘Faleminderit USA’

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:14

(E plotësuar) - Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright është kthyer në Kosovë për vizitë në 20 vjetorin e çlirimit të vendit.

Nga shteti i pavarur i Kosovës ajo u nderua me Urdhrin e Lirisë në shenjë falënderimi për kontributin  e dhënë për çlirimin e Kosovës.

Albright tha se është krenare për krejt çka ka bërë për popullin e Kosovës. Ish sekretarja amerikane e Shtetit nuk i ka harruar brohoritjet e popullit të Kosovës "Faleminderit Amerikë" në vitin 1999.

Këtë e përmendi Albright sot në takimin me presidentin e Kosovës, derisa u nderua me Urdhrin e Lirisë.

Tha se ndjehet mirë në Kosovë dhe për Kosovën e pavarur.

 Albright: SHBA-të e bënë gjënë e duhur në Kosovë

 "Jam shumë krenare për çdo gjë që ju dhe ne kemi bërë për t’i mundësuar këto gjëra. Nuk do të harroj kohën kur erdha në Prishtinë pas luftës, turmat e mëdha të njerëzve dhe shkrimet që thoshin ‘Faleminderit Shtete të Bashkuara të Amerikës’. Mendoj që Shtetet e Bashkuara bënë gjënë e duhur kur ndihmuan popullin e Kosovës të fitojnë lirinë e tyre dhe të punojnë shumë. Jam shumë e lumtur që jam me ju sot këtu, që vazhdoni të punoni shumë për paqe dhe demokraci në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihemi si person që kontribuoi për të, si dhe për të gjitha ato vajzat e vogla emri i të cilave është Madeleine", u shpreh ish sekretarja e Shtetit.

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Albright do të mbetet gjithmonë hero për popullin e Kosovës.

Thaci: Ju keni qenë dhe do të mbeteni hero i Kosovës

 "Thaçi: Video “Ju keni qenë jeni dhe gjithmonë do të mbeteni hero i popullit të Kosovës për atë angazhim që keni treguar për të parandaluar spastrimin etnik, largimin e njerëzve me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pronat e tyre, për të ndaluar të keqën, vrasjet dhe dëbimet për të krijuar mundësinë e rikthimit të njerëzve në shtëpitë dhe pronat e tyre, për të ndërtuar jetën e re, paqen, zhvillimin, progresin, harmonin, multietnicitetin për të punuar për reformat demokratike për zhvillimin ekonomik për jetët e reja të një vendi të ri evropian për të ardhmen e sigurt për në NATO dhe Bashkim Evropian. Gjithmonë raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të bekuar si vend si popull që edhe presidenti Clinton edhe ju si sekretare e shtetit edhe pas 20 vitesh jeni rikthyer në shtëpinë tuaj në familjen tuaj për të uruar dhe celebruar bashkërisht 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, 20 vjetorin e shpresës dhe besimit të njerëzve që lidhet drejtpërdrejtë me kontributin tuaj personal që keni ditur të bashkoni botën demokratike për të drejtën e qytetarëve të Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe për të na dhënë neve identitetin dhe dinjitetin që meritojnë për të jetuar të lirë dhe në paqe në Kosovës si atdhe i gjithë qytetarëve të saj shqiptar, serb, malazezë e gjithë të tjerëve", ka thënë Thaçi.

 Ish sekretarja amerikane e shtetit po qëndron për vizitë në Kosovë në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

 Ajo do të marr pjesë në tubimin qendror sot që organizohet nga shteti për 20 vjetorin e çlirimit. Për Albrght sot do të zbulohet edhe busti, në sheshin Madeleine Albright pranë obeliskut të shtetësisë së Kosovës New Born në Prishtinë. Ish sekretarja amerikane e shtetit dhe ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët po e festojnë 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës bashkë me popullin e Kosovës, të cilët vlerësojnë kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar ish sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright me Urdhrin e Lirisë.

Me këtë rast mikja e Kosovës Ablright ka thënë se ka dëshirë të merr çmime por asgjë nuk e gëzon më shumë se të jetë pjesë e Kosovës.

“Jam krenare për gjithçka që keni bërë ju dhe ne për t’i arritur këto gjëra. Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, njerëz që brohorosnin ‘Faleminderit USA’. Mendoj që SHBA ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju. Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”, tha Albright.

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ajo do të mbetet gjithnjë heroi i popullit të Kosovës.

“Jemi të bekuar si vend si popull që Clinton dhe ju jeni rikthyer në shtëpinë tuaj familjen tuaj për të uruar 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, 20 vjetorin e shpresës dhe besimit për vendit. Ju keni ditur të bashkoni botën demokratike. Si president i Kosovës dhe mik i juaji, më lejoni të ndaj çmimin e Urdhrit të Lirisë, për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright në kabinetin e tij.

Albright është duke qëndruar në Kosovë në shënim të përvejtorit të njëzet të çlirimit të Kosovës.

Pas këtij takimi, kreu i shtetit dhe ish-sekretarja e shtetit, do t’i drejtohen mediave me deklaratë.

Image

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright në kabinetin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...