Zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë se në gjithë ceremoninë e mbajtur sot për nder të çlirimit të Kosovës, u harruan dy pishtarë të lirisë, ish- presidenti Ibrahim Rugova dhe ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair.
Ai shton se, presidenti Rugova udhëhoqi popullin drejt lirisë dhe Kryeministri Blair i dha frymë e energji ndërhyrjes së NATO-s, në veçanti planit alternativ për ndërhyrje tokësore.
Postimi në Facebook:
Dy pishtarë të lirisë që u harruan sot ...
... Presidenti Rugova që udhëhoqi popullin drejt lirisë dhe Kryeministri Blair që i japi frymë e energji ndërhyrjes së NATO-s, në veçanti planit alternativ për ndërhyrje tokësore ...
Tony Blair në Kuvendin e Kosovës: "E kujtoj sot takimin me Rugovën në Downing Street. Me vete kishte një gur të çmuar që ma dhuroi dhe të njëjtin e mbaj edhe sot. Më foli shumë për Kosovën, nuk bërtiste, ishte shumë i