Paralajmërimi i MPJ-së për qytetarët: Shmangeni Serbinë, si është e mundur që BE s’po reagon për sulme - Bota Sot
Paralajmërimi i MPJ-së për qytetarët: Shmangeni Serbinë, si është e mundur që BE s’po reagon për sulme

Aktuale

Paralajmërimi i MPJ-së për qytetarët: Shmangeni Serbinë, si është e mundur që BE s’po reagon për sulme

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:32
MPJ u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin maksimalisht këtë vend

Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur shqetësimin për sulmin që është bërë gjatë ditës së sotme ndaj një autobusi shqiptar në Beograd, derisa është e alarmuar për mos reagimin e BE-së për këtë rast dhe rastet e tjera.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj autobusit me qytetarë të Republikës së Kosovës derisa po qarkullonte nëpër Serbi. Jemi të shqetësuar me këto sulme të vazhdueshme ndaj gjithçka që lëviz nga Kosova përmes këtij vendi fqinj dhe tashmë këto sulme po shfaqin potencial në rritje për të rrezikuar jetën e qytetarëve tanë”, thotë MPJ.

MPJ-ja shton se ende po presin detaje nga autoritetet e rendit në Serbi, derisa thotë se vonesat duket se po bëhen qëllimshëm për të minimizuar incidentin.

“Jemi ende në pritje të informacionit, të cilat autoritetet e sigurisë dhe rendit në Serbi po e vonojnë qëllimshëm, duke dashur ta minimizojnë këtë incident të motivuar politikisht nga përfaqësuesit politikë të këtij vendi”, thotë MPJ.

E Ministria e Punëve të Jashtme është e alarmuar edhe në faktin që institucionet e Bashkimit Evropian, në asnjë nga këto zhvillime nuk reaguan, sikurse nuk ka reaguar dhe nuk reagon as kundër fushatës së Serbisë kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj..

MPJ u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin maksimalisht këtë vend.

“Me këtë rast, ftojmë përsëri qytetarët tanë, të provojnë maksimalisht të shmangin këtë vend, që nuk pushon së kultivuari urrejtje dhe sulme ndaj tyre dhe Republikës së Kosovës”, thotë MPJ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...