Clinton vs Thaçi dhe Haradinaj! Shikojeni dallimin se si i bën milionat

Aktuale

Clinton vs Thaçi dhe Haradinaj! Shikojeni dallimin se si i bën milionat

Nga: A.ZH Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:58
Bill Clinton, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Ish-mjeku i UÇK-së Liri Loshi, ka treguar dallimin e arritjes së pasurisë nga presidenti amerikan Bill Clinton dhe krerëve të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Loshi ka thënë se Clinton është bërë milioner nga rroga e lartë si president i vendit më të fuqishëm ekonomik dhe ushtarak në botë dhe nga shitja e fjalimeve dhe librave të tij.

Ndërsa, sipas tij, sikur Thaçi dhe Haradinaj të jetonin nga fjalimet dhe librat, do të vdiqnin urie, përcjell Bota sot.

Loshi ka theksuar se njeriu i botës demokratike, do të mendonte se me pasurinë që kanë, presidenti e sidomos kryeministri i Kosovës, kanë udhëhequr ndoshta edhe bandat e krimit dhe drogës.

Reagimi i plotë i Loshit:

Edhe Bill Clinton është milioner si Ramushi dhe Hashimi. Por ai është bërë i pasur nga rroga e lartë si president i vendit më të fuqishëm ekonomik e ushtarak në botë, pastaj nga shitja e fjalimeve dhe e librave të tij. Sikur Ramushi dhe Hashimi të jetonin nga fjalimet dhe nga librat, do të ishin aq të varfër sa do të vdisnin urie. Dhe, kur njeriu i botës demokratike kupton se sa të pasur janë presidenti dhe kryeministri (sidomos kryeministri) i Kosovës që është vendi me GDP-në më të vogël në botë, do të mendonte se këta dy njerëz dhe sidomos ky i dyti, kanë udhëhequr jo një shtet të vogël e të varfër, por bandat e krimit dhe të drogës. Ndoshta edhe kanë udhëhequr!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat