Kjo deklaratë e Albin Kurtit nga burgu i Nishit, do t’ua mbyll gojën kundërshtarëve të tij - Bota Sot
Kjo deklaratë e Albin Kurtit nga burgu i Nishit, do t’ua mbyll gojën kundërshtarëve të tij

Aktuale

Kjo deklaratë e Albin Kurtit nga burgu i Nishit, do t’ua mbyll gojën kundërshtarëve të tij

Nga: K.M Më: 15 qershor 2019 Në ora: 09:55
Artikulli në "Bota Sot"

Kryetari i Lëvizjes “Vetvendosje”, Albin Kurti me anë të aktiviteteve të tija shumicën e rasteve radikale kundër dukurive negative në Republikën e Kosovës, shpesh herë edhe duke i kontestuar simbolet indentifikuese të shtetit, vazhdimishtë nga oponentët e tij politik është akuzuar se ai nuk e njeh, nuk e don e madje e përçmon Republikën e Kosovës, e duke u thirrur në këtë, ata thonë se Albin Kurti dhe persona si ai të cilët nuk e rrespektojnë Republikën e Kosovës, nuk mund të punojnë pro këtij shteti.

 Në anën tjetër, si për t’i demantuar fuqishëm të gjithë ata që e akuzojnë liderin e Vetvendje, në arhivin e gazetës kombëtare “Bota sot”, kemi hasur në një shkrim të datës 11 Mars të vitit 2000, në ballinë të gazetës gjejmë artikullin “Jam shtetas i Republikës së Kosovës dhe nuk e njoh gjyqin serb”.

 Këto janë fjalët e liderit Albin Kurti i cili ato kohra ishte ende i burgosur politik në burgun e Nishit për gjoja veprime kriminale kundër Serbis, duke nënvizuar se nuk e njeh sistemin gjyqësor serb, rrjedhimisht akuzat e ngritura nga ai sistem gjyqësor.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...