Ndërtimi i objekteve pa leje, rrënohen tri villa në Skenderaj - Bota Sot
Ndërtimi i objekteve pa leje, rrënohen tri villa në Skenderaj

Aktuale

Ndërtimi i objekteve pa leje, rrënohen tri villa në Skenderaj

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:55
Valentina Hylenaj

Komuna e Skenderajt ka arsyetuar rrënimin e tre villave në fshatin Qyqavicë që sipas tyre për shkak të mos pajisjes me leje nga Drejtoria e Urbanizmit dhe shpërfilljes së personit përgjegjës për ndërprerje të punimeve, kanë qenë të detyruar të ndërmarrin këtë veprim.

Zëdhënësja e Komunës së Skenderajt, Valentina Hylenaj përmes një konference për media, tha se kanë qenë të detyruar për këtë veprim për shkak të respektimit të ligjit dhe mos ndërprerjeve të punimeve nga personi përgjegjës.

Hylenaj: Komuna ka qenë e detyruar t’i rrënojë objektet, nuk kanë qenë të pajisur me leje

“Në kuadër të angazhimeve të Komunës së Skenderajt, sa i përket respektimit të ligjeve në vendin tonë, si dhe duke u mbështetur në parimet e kryetarit Bekim Jashari, për transparencë, llogaridhënie dhe askush mbi ligjin, të martën që shkoi, janë rrënuar tri objekte në Qyqavicë, me saktë tri villa. Arsyeja e vetme pse Komuna ka qenë e detyruar t’i rrënojë objektet në fjalë, qëndron tek leja e ndërtimit, gjë që Qazim Duraku, nuk ka qenë i pajisur me leje nga Drejtoria e Urbanizmit”, tha ajo.

Zëdhënësja e komunës së Skenderajt, gjithashtu tha se personi përgjegjës përkundër vërejtjeve, ka vazhduar t’i shpërfillë ato.

Hylenaj: Personi në fjalë nuk e ka respektuar urdhrin për ndërprerje të punimeve

“Përveç kësaj, personi në fjalë, nuk ka respektuar gjithashtu edhe urdhrin për ndërprerje të punimeve dhe i njëjti ka vazhduar t’i shpërfillë të gjitha vërejtjet zyrtare nga Inspektorati. Më lejoni të them gjithashtu se ekziston edhe marrëveshja e bashkëpunimit të nënshkruar në mes të kryetarëve të katër komunave, Skenderaj, Drenas, Vushtrri dhe Obiliq, që Qyqavica të shpallet zonë e interesit të përgjithshëm”, theksoi Hylenaj.

Ndryshe, sipas zyrtarëve komunal fshati Qyqavicë pritët të shpallet park nacional.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...