Profesori i Parisit: LDK nga viti 2006 është pa kryetar, ironizon me Ismet Beqirin e Lutfi Hazirin

Aktuale

Profesori i Parisit: LDK nga viti 2006 është pa kryetar, ironizon me Ismet Beqirin e Lutfi Hazirin

Nga: N.H Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:23
Ismet Beqiri, Isa Mustafa e Lutfi Haziri

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetit e Parisit, Nezir Kraki, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment për partinë e Isa Mustafës, dhe për problemet më të cilat është duke u ballafaquar kjo e fundit.

Ai thotë se për shkak të problemeve të vazhdueshme, kjo parti rrezikon edhe shuarjen.

Në fund, Kraki me ironi thotë se Ismet Beqiri me Lutfi Hazirin po dalin figurat trashëguese të Rugovës dhe Aganit, dhe se regresi emër  tjetër nuk ka.

Ja shkrimi i tij:

LDK nga viti 2006 është pa kryetar.
Tash si duket ka gjasa të mbetet edhe pa parti.

Ndërkohë, spektakli zgjedhor vazhdon ?
N’fund, Ismet Beqiri me Lutfi Hazirin dalin figura trasheguese të Rugovës dhe Aganit.

Regresi tjetër emër s’ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat