Labinot Tahiri i reagon Arbana Xharrës

Aktuale

Labinot Tahiri i reagon Arbana Xharrës

Nga: N.Sh Më: 15 qershor 2019 Në ora: 20:41
Arbana Xharra

Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj Arbana Xharrës, pasi kjo e fundit e sulmoi ashpër për shkak se Labi u dekorua me dekoratën “Skënderbeu” nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Labi paksa në postimin e tij tallet me Xharrën duke i thënë se pajtohesh me këtë çmim që ka marrë, si dhe ka falendëruar prapë Haradinajn.

LEXO këtu reagimin e Xharrës: Arbana Xharra: Fyerje e madhe për mua si shqiptare, Ramushi jep dekoratën “Skenderbeu” për këngetarë tallavash

Labinot Tahiri, ia përmend Arbanës momentin kur e ka mbrojtë pas sulmeve që kjo e fundit kishte marrë.

“"Unë nuk bëj filma e reklama duke i lënë familjet shqiptare me done e pa fustana”, ashtu siç keni shkruar për mua! Unë i dhuroj të gjitha nga vetja vetëm që ti kanë ato dhe të duken si femijet e mi dhe familja ime”, shkruan Labi transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i Labinot Tahirit:

Kur kritikojnë ata që nuk bëjnë asgje për Shetin dhe Shqiptarët!!!

Ani Arbana Xharra, me vjen mirë që ke bërë këtë reagim. Më vje keq edhe që je shqiptare e fyer për çmimin që mu dha mua, "su dasht aq shumē por ani se pajtohesh"!

Nëse ti jo, ka me miliona nëna shqiptare që krenohen me të bëmat e mia për vendin dhe shqiptarët!!

Dikur pata bërë një shkrim për ty shumë pozitiv, pata marrë kritika të mëdha me sms e komente, por gabim nuk kam bërë sepse përmes shkrimit, vetem kam mbrojtur një nanë shqiiptare.

"Unë nuk bëj filma e reklama duke i lënë familjet shqiptare me done e pa fustana”, ashtu siç keni shkruar për mua! Unë i dhuroj të gjitha nga vetja vetëm që ti kanë ato dhe të duken si femijet e mi dhe familja ime.

Edhe njëherë faleminderit Kryeministrit, për dekoratën në bazë të humanizmit tim, e jo si këngëtarë.

Sidoqë të jetë mllefosja juaj, le ta gjykojnë vetë shqiptarët këtë që ke shkruar për mua!

Faleminderit Arbana nga familja ime dhe mbarë ata që më njohin.

Do krenohesh me mua me kohë e do ma dhurosh edhe ti një medalje???

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat