Haxhi Shala publikon një foto me uniformë të UÇK-së për ditën e çlirimit të Malishevës

Aktuale

Haxhi Shala publikon një foto me uniformë të UÇK-së për ditën e çlirimit të Malishevës

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:19
Haxhi Shala

Dita e çlirimit të Malishevës nga forcat serbe është bërë shkas që deputeti i Nismës Haxhi Shala, të publikojë një foto të tijen gjatë kohës kur mbante të veshur  uniformën e UÇK-së.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar së në këtë foto është së bashku me Rexhep Selimi, Sabit Shala, dhe dy bashkëluftëtarë tjerë.

Postimi i plotë:

Urime dita e çlirimit vendlindja ime #Malishevë

Sot 20 vite pas çlirimit, ka ndryshime pozitive në komunem tonë dhe jo vetëm, kjo falë idealit për çlirim nga bij dhe bija të vendit tonë, respektivisht dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, veprimtarëve, mërgimtarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës.

Në foto: #HaxhiShala, #RexhepSelimi, #SabitShala, dhe dy bashkëluftetarë tjerë.

H.SH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat