Albulena Haxhiu: Kjo parti e ka afër dhe të garantuar fundin!

Aktuale

Albulena Haxhiu: Kjo parti e ka afër dhe të garantuar fundin!

Nga: N.H Më: 17 qershor 2019 Në ora: 19:12
Albulena Haxhiu

Partia Demokratike e Kosovës ka penguar sot shoqërinë civile, derisa këta të fundit po vazhdonin aksionin, si në partitë tjera për vendosje të pankartave.

Protestuesit janë penguar nga sigurimi i partisë e nuk janë lejuar që t’i vendosin pankartat e njëjta të cilat paraprakisht i kanë vendosur te selia e AAK-së, VV-së, e PSD-së.

Përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përcjell “Bota sot”.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se një parti që dhunon fizikisht aktivistët e shoqërisë civile fundin e ka afër.

“Një parti që dhunon fizikisht aktivistët e shoqërisë civile, fundin politik e ka shumë afër dhe të garantuar!”, shkruan ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat