Tahiri autorizoi operacionin e organeve vendore dhe gjermane kundër krimit të organizuar - Bota Sot
Tahiri autorizoi operacionin e organeve vendore dhe gjermane kundër krimit të organizuar

Aktuale

Tahiri autorizoi operacionin e organeve vendore dhe gjermane kundër krimit të organizuar

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:05
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nën kompetencat e Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale, ka autorizuar një operacion të përbashkët mes organeve vendore dhe atyre gjermane kundër krimit të organizuar.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nën kompetencat e Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale, ka autorizuar një operacion të përbashkët mes organeve vendore dhe atyre gjermane kundër krimit të organizuar.

Bazuar në Marrëveshjen Dypalëshe në fuqi, autoritetet vendore në bashkëpunim me ato gjermane, realizuan një nga operacionet më të suksesshme, që rezultoi me mbledhjen e dëshmive materiale, si dhe ngrirjen e pasurisë për disa të dyshuar, lidhur me veprën penale “Pastrimi i parave”.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Nën kompetencat që më lejon ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale, kam autorizuar një operacion të përbashkët në mes të organeve vendore dhe atyre gjermane në luftë kundër krimit të organizuar, i cili është zhvilluar  në disa lokacione të Republikës së Kosovës.

Profili i Republikës tonë çdo ditë e më shumë është duke u fuqizuar në partneritet bilateral dhe multilateral kundër krimit, në rang me vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, vetëm me Gjermaninë kemi realizuar 33 ekstradime.  Operacioni i djeshëm tregon thellimin e  bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe konfirmon edhe njëherë kredibilitetin e institucioneve tona  karshi partnerëve tanë ndërkombëtar.

Si ministër i Drejtësisë, jam përpjekur dhe do të përpiqem vazhdimisht që emri i Republikës së Kosovës të mos jetë referencë e krimit të organizuar dhe që shteti ynë të mos jetë vendstrehim, as vend transit dhe as vend i origjinës së kriminalitetit.

Do të vazhdojmë tutje me përkushtim që kjo qasje e jona kundër krimit të organizuar të marrë dimension të plotfuqishëm në të gjitha nivelet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...