Zbulon deputetja e VV-së: Në këtë mënyrë do të gjykohen të shkarkuarit e Veselit

Aktuale

Zbulon deputetja e VV-së: Në këtë mënyrë do të gjykohen të shkarkuarit e Veselit

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:08
Kadri Veseli

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi që kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka shkarkuar tre zyrtarë të saj për shkak përballjes së tyre me drejtësinë.

Ajo në postimin e saj në Faceboo, ka shkruar se “kot bëni kinse lironi nga pozita e shkarkoni ata me të cilët i keni bashkë pazaret e aferat”

Postim i plotë:

Kot bëni kinse lironi nga pozita e shkarkoni ata me të cilët i keni bashkë pazaret e aferat.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli duhet të lirojnë vendin nga vetja e tyre në rradhë të parë, s’keni autoritet dhe as që mund ta arrini me farsa të tilla. Qytetarët ju njohin mirë, ua dinë bëmat e jua njohin karakterin.

Skandalet e PAN hajnisë tashmë kanë kaluar numrin njëqind, dhe nuk po flasim për skandale të vogla e të parëndësishme, por për aso dhjetra milionëshe, për uzurpim të institucioneve e bordeve, për degradim të shëndetësisë e arsimit, për kapje të sistemit të drejtësisë, gjithandej në çdo sektor e nivel.

Në mënyrë korruptive e me afera erdhët në pushtet dhe po mbani pushtetin, andaj vetëm largimi juaj mund t’i hapë rrugë luftimit të korrupsionit,shkoni të gjithë bashkë.

P. S. Këta të liruarit me marrëveshje, sigurisht se do të gjykohen nga prokurorët e gjyqtarët që i ka emëruar Veseli e PDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat