Thaçi mban afër vetes dy ish-kryespiunët, ndërsa arsyetohet se nuk e dinte për agjentin e BIA-s - Bota Sot
Thaçi mban afër vetes dy ish-kryespiunët, ndërsa arsyetohet se nuk e dinte për agjentin e BIA-s

Aktuale

Thaçi mban afër vetes dy ish-kryespiunët, ndërsa arsyetohet se nuk e dinte për agjentin e BIA-s

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:08
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke mbajtur dy ish-shefat e AKI-së afër vetes, por sot është arsyetuar se nuk kishte ditur të kaluarën e agjentit të BIA-së që e emëroi këshilltar të tij.

Bashkim Smakaj, që dikur kishte qenë kryeshef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës tash e dy vite është angazhuar në Zyrën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Insjaderi.

Aty ai mbanë pozitën e këshilltarit politik.

Njëjtë sikur Smakaj edhe Driton Gashi ishte ulur në karrigen e kryeshefit të AKI-së. Edhe Gashi nga kryeshpiuni kaloi në Zyrën e Presidentit. Aty ai mban postin e sekretarit.

Pavarësisht se dy ish-kryespiunët janë të punësuar në Zyrën e Presidentit, kjo zyre është arsyetuar sot se nuk e kishte ditur se është emëruar një agjent i BIA-s që ta këshillon Thaçin.

Zyra e Presidentit në njoftimin për shkarkimin e Branislav Nikoliq është arsyetuar se nuk kishte qenë në dijeni se ai kishte qenë në Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA).

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”.

“Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme z. Nikolic në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare”.

“Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’i dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, z. Branislav Nikolic​”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentit.

Të dy sikurse Bashkim Smakaj edhe Driton Gashi kishin qenë të përfshirë në skandale sa kishin qenë në krye të AKI-së.

Bashkim Smakaj ishte detyruar të japë dorëheqje nga kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës më 6 janar të vitit 2016. Këtë vendim e kishte marrë presidentja Atifete Jahjaga për shkak të skandaleve dhe shkeljeve ligjore nga Smakaj.

Arsyeja kryesore për të cilën ishte shkarkuar Smakaj ka qenë rasti i të miturit Erion Zeka për të cilin AKI kishte thënë se e ka kthyer nga Siria, derisa nuk kishte lidhje fare me këtë operacion. Kthimin e tij e kishte bërë një xhihadist kosovar që kishte vendosur ta braktiste Sirinë.

Në anën tjetër Driton Gashi ishte përfshirë në skandalin me gylenistët, të cilët ishin depërtuar në kohë rekorde nga Kosova për në Turqi. I tërë skandali kishte ndodhur gjatë kohës sa ai kishte qenë kryeshef i AKI-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...